Shkaku i vdekjes! Marigona Osmani vdiq nga politrauma, thyrje gjymtyrësh e dhunë ekstreme

Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani e cila u dhunua për vdekje nga partneri i saj.

Burimet nga mediet kosovare bëjnë me dije se është zbuluar falë autopsisë, shkaku i vdekjes së saj.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Balaj bën me dije se autopsia i është dorëzuar familjes të së ndjerës dhe zbulohet se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e politraumës.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.

 Çfarë është Politrauma:

Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme./albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2021 08:28