Del raporti i CIA-s për popujt që konsumojnë më shumë alkool, ku renditen shqiptarët

Një listë e shteteve, qytetarët e të cilëve pinë më shumë alkool, është publikuar nga CIA.

Sipas të dhënave, Evropa Lindore duket se ka vendin e parë në konsumimin e alkoolit, ndërsa Shqipëria është në pozitë të ulët.

Kryesimi mbahet nga Ishujt Cook, ku çdo person konsumon rreth 13 litra alkool të pastër në vit – që “përkthehet” në rreth 100 gota verë, sipas shifrave të vitit 2019 të mbajtura nga CIA. Më shumë se gjysma e të rriturve në ishuj pinë alkool.

Banorët e Evropës Lindore gjithashtu duket se janë adhurues të pijeve, me Letoninë, Republikën Çeke dhe Lituaninë që shfaqen respektivisht në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt. Në Letoni dhe Lituani, në fakt, më shumë se një në 10 burra janë të varur nga alkooli, sipas raportit të Daily Mail që analizon hetimin e CIA-s.

10 konsumatorët kryesorë të alkoolit plotësohen nga Austria, Antigua dhe Barbuda, Estonia, Franca, Bullgaria dhe Sllovenia.

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 90-të, duke lënë pas Meksikën.


Shtuar 3.07.2023 21:11