Një fotografi e re e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrat e njohur nga reality shou, Big Brother.
Në imazhin që po qarkullon shfaqen Bay T, Drilon Rama, Arion Rexha dhe Diana Tahiri – katër ish-banorë të njohur të Big Brother VIP Kosova.
Pikërisht prania e Bay T dhe Drilonit në të njëjtin ambient ka ngjallur kureshtje dhe reagime të shumta nga ndjekësit në rrjet, të cilët nuk e kanë harruar raportin e afërt që ata krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Kujtojmë se gjatë kohës në BBVK, publiku shpesh i shihte si një çift potencial, madje edhe vetë boksieri kishte pranuar publikisht se kishte pëlqim për Bay T.
Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, rrugët e tyre dukeshin se ishin ndarë dhe çdo aludim për një lidhje mes tyre u venit me kalimin e kohës.
Kjo fotografi e fundit, ku ata shihen të buzëqeshur në një ambient të qetë shoqëror, ka rihapur diskutimet mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Kjo mbase u bë në kohën kur Diana dhe Arioni ishin bashkë, meqë tashmë kanë ndarë rrugët.