Del nga shtypi libri “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit – Në kërkim të parajsës”

Xhovan Andrea Shyti, gazetari “veteran” i medias shqiptare të tranzicionit dhe nga të paktët që edhe pas tre dekadave vijon ta ushtrojë “misionin”, siç e vlerëson gazetarinë, me të njejtin pasion, me të njejtin përkushtim e rreshtim në anën e duhur, këtë herë sjell librin e tij të gjashtë.

“Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës”, është befasia e radhës, jo vetëm për trajtimin e temës pa cak kohor të refugjatizmit, por edhe për mënyrën e kompozimit, për stilin dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe, me të cilin e përcjell subjektin.

Librin “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës”, mund ta gjeni tek librari Agolli, librari Adrion, Kancelari Zholi në lagjen, Don Bosko, pranë shkollës Qazim Turdiu.


Shtuar 24.08.2023 17:58