Dalja nga shtrati i lumit Vjosë në disa pjesë të tij, ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë.
Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve.
Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve.
Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave.
