Del foto tjetër e portugezit që dyshohet se vrau biznesmenin në Shëngjin

Fotoja që shihni më poshtë është e portugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin.

Policia bëri të ditur këtë të mërkurë se Ruben Saraiva, 4 shtetas britanikë dhe shqiptari Edmond Haxhia, organizuan dhe ekzekutuan biznesmenin Nikulaj.

Kujtojmë se, gjashtë persona kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Nikulaj u ekzekutuka me gjakftohtësi nga killeri portugez i porositur nga Edmond Haxhia teksa pinte kafe në lokalin e tij.

Policia po kryen kërkime intensive për gjashtë personat që dyshohet se kanë gisht në ekzekutimin e Nikulajt, ndërsa ditën e djeshme ka gjetur motorin me të cilin u larua nga vendngjarja autori i krimit.

Motori u gjet hedhur në lumë në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së Haxhisë. Ruben Saraiva, ndërsa autori dyshohet se është arartisur drejt Greqisë.

Saraiva mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Plani për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, ka nisur më shumë se 3 muaj më parë kur Edmond Haxhia, djali i dajës së Elton Lekstakaj ka udhëtuar nga Britania e Madhe në Drejtim të Shqipërisë./albeu.com