Del foto, ky është shqiptari me nofkën “Zezaku” që u ekzekutua sapo zbriti nga makina në Greqi

Erald Jonuzi është 37-vjeçari shqiptar që u ekzekutua pak pas mesnate poshtë pallatit ku jetonte në Evosmo të Selanikut në Greqi.

Persona të panjohur i kanë bërë pritë shqiptarit jashtë pallatit ku jetonte, e vranë dhe u larguan nga vendngjarja.

Sapo viktima zbriti nga makina, për të hyrë shkuar në shtëpi, autorët e qëlluan me breshëri plumbash, shkruan protothema.gr.

Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Policia thotë se shqiptari u vra me pesë plumba. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/


Shtuar 27.07.2023 09:51