Liam Payne vdiq nga plagët e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, njoftoi sot zyra e prokurorit të Argjentinës, teksa publikoi rezultatet e para zyrtare të autopsisë së kryer ndaj këngëtarit.
Sipas zyrës së prokurorisë së qarkut, raporti i autopsisë tregon për lëndime në përputhje me ato të shkaktuara nga një rënie nga lartësia. Lëndimet në kokë ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.
Të lidhura
None found
Payne, 31 vjeç, i cili u bë i famshëm si anëtar i grupit One Direction, u gjet i vdekur pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires.
Sipas të njëjtit burim, nga dhoma e muzikantit janë sekuestruar një sërë substancash, të cilat tregojnë për një gjendje të mëparshme të konsumimit të alkoolit dhe drogës.
Zyra e prokurorit gjithashtu thekson se Payne mund të kishte rënë ndërsa ishte në një gjendje gjysmë të vetëdijshme ose të kishte humbur plotësisht vetëdijen.
Vdekja e Payne është nën hetim, megjithëse të gjitha provat sugjerojnë se ai ishte vetëm në kohën e rënies, thotë zyra e prokurorit të qarkut.
Gjithashtu, raporti i mjekësisë ligjore tregon se nuk janë vërejtur lëndime, gjë që do të tregonte për përfshirje të palëve të treta.
Prokurori i Argjentinës thekson se hetimi po shqyrton përfshirjen e mundshme të palëve të treta në ngjarjet që çuan në vdekjen e Payne.
