Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e një drejtuesi të Policisë Elbasan

Nën dyshimin e dekonspirimit të operacionit të arrestimit të anëtarëve të grupit Çopja në Elbasan, Prokuoria e Posaçme, ka sekuestruar një sërë aparatesh telefonikë të disa prej drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit dhe asaj lokale.

Një prej drejtuesve të tjerë të policisë, të cilit i është sekuestruar telefoni në kuadër të operacionit të fundit të SPAK-ut, mësohet se është Ilir Proda.

Ky i fundit, mban postin e drejtorit të Policisë Elbasan dhe së fundmi ka shprehur kandidaturën për të qenë drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në pyetje deri më tani nga SPAK, janë marrë dhe 3 drejtues policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

SPAK ka nisur një hetim për dekonspirim, sa i takon operacionit me 33 masa sigurie ku u godit aktiviteti kriminal i vëllezërve Çopja.


Shtuar 17.09.2024 11:34