Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur këtë dielë e cila përkon me 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha peticionin e Dekomunistizimit, nisëm e iniciuar nga Instituti për Demokraci për Media e Kultutë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.
I rrehtuar nga të rinj kryedemokrati Basha firmosi peticionin në një nga tendat e vendosura në sheshin Skëndërbej.
“Regjimi komunist në Shqipëri ushtroi dhunë të egër, të vazhdueshme, në dëm të jetës dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë. Mbi 6.000 persona u ekzekutuan, u vranë ose vdiqën në burgje. Rreth 35.000 burra e gra u burgosën, dhjetëra mijëra të tjerë u dëbuan dhe internuan. Trupat e të ekzekutuarve, të vrarëve ose të vdekurve në burg nuk iu kthyen kurrë familjeve, por u varrosën në vende të paidentifikuara: një pjesë e mirë e tyre nuk janë gjetur ende! Ne shprehim respektin më të thellë për secilën viktimë të regjimit komunist shqiptar dhe ndihemi në faj që edhe sot, pas 31 vjetësh, kjo tragjedi nuk është zbardhur siç duhet dhe dhunimi masiv i të drejtave të njeriut nuk është dënuar”, thuhet ne peticion. /albeu.com