Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektorati Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, po monitoron zhvillimet në Kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut, është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik, kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke ku kanë bllokuar të dokumentacionin dhe arkivat e saj.


Shtuar 26.08.2024 12:55