Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa disiplinore, njëra nga Partia Demokratike ndaj Taulant Ballës dhe tjetra nga Partia Socialiste ndaj Sali Berishës.
Grupi parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë, pas deklaratës së tij mbi qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.
Ndërkohë, PD ka kërkuar nga Sekretariati marrjen e masës disiplinore për Taulant Ballën, duke kërkuar përjashtimin e tij për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet. Sipas demokratëve, kryetari i grupit të PS-së ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
