Në një intervistë në studion e emisionit të mëngjesit KAFE SHQETO, kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar deklaratat e ish zv,kryeministrit Arben Ahmetaj pas intervistës në Syri.Tv.
Edi Paloka: Meqë këtë e kam thënë e stërthënë, reforma në Drejtësi u bë e tillë dhe me qëllim që të gjejë personazhe të cilat në radhë të parë të kenë nga një ngërç, nga një, si thonin dikur, njollë në birografi që të jenë të kapshëm.
Këtë janë zgjedhur të tillë. Shiko atë Irenen me disa mbiemra, tjetrin, tjetrin. Shiko atë prokurorin e diktaturës. Pra të gjithë janë gjetur të tillë që të kenë cene dhe që nëpërmjet këtyre të mbahen peng. Kështu funksionon Soros, jo vetëm me këta edhe më Ramën edhe me Velinë që i ka gjetur, i ka promovuar dhe i ka vënë këtu. Kështu funksionon ajo organizatë.
Është organizata më diabolike që funksionon sot në politikën ndërkombëtare dhe përzgjedhjen e njerëzve, rekrutimin e njerëzve e bën kështu, kështu është rekrutuar Rama që të ketë ku të kapet, që të jetë njeri pa personalitet, pa dinjitet, pa moral pa parime.
Pra, të ketë gjithë ato të zeza dhe që mund të kontrollohen lehtësisht dhe të përdoren pa problem fare. Rama shet edhe fëmijën e vet. Për interesa të tij e shet në publik e shet kudo.
Kështu janë edhe këta të tjerët. Veliaj e të tjerët mbrapa. Kështu që këto njerëz janë zgjedhur të tillë nga Sorosi dhe këta që u zgjodhën në drejtësi u zgjodhën pikërisht për këtë. Sot ata nuk munden edhe sikur të duan, pesa më e madhe e atyre nuk mund të dalë jashtë gardhit sepse i kanë ta kapur diku dhe ja përdorin. Prandaj janë bërë qesharakë dhe të diskredituar.
Kjo për shembull e Ministrisë së Shëndetësisë, siç e lexoi Arben Ahmetaj dje, që thonte prokurori, janë blerë 6 herë më shtrenjtë këto respiratorët se këtë thjesht nuk e kanë ditur se sa është vlera në treg. E kupton. Prokurori gjen këtë justifikim për një vjedhje të tillë. Dhe në një sektor që ka të bëjë me jetën e njerëzve.
Deri këtu arrin krimi i atyre që kanë kryer korrupsionin por edhe i këtyre që e mbulojnë. Kemi të bëjmë më njerëz të kapur dhe të vendosur aty qëllimisht për të bërë këtë që po bëjmë. I dalin në krah një qeverie të korruptuar dhe sulmojnë opozitën. Gjithçka siç e kemi deklaruar në fillim dhe siç vërtetohet përditë.