Grupi Parlamentar i PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë.
Kjo kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot në kuvend për qëndrimin e ambasadorit Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.
“Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.
“Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare. Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.
Çfarë deklaroi Berisha sot në Kuvent për Gonzaton?
Sali Berisha drejtoi kritika sot ndaj ambasadorit Gonzato, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
Sali Berisha: Ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë.
Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit.
Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes.

