Një ministër i qeverisë Rama, është zyrtarisht nën hetim. Deklarata është e konfirmuar zyrtarisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Lajmi është shkruar e zeza mbi të bardhë në regjistrin e Transparencës për muajin prill.
Pyetje: Sa ministra janë nën hetim nga SPAK?
Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur kështu: Në lidhje me pikën 4, rezulton se aktualisht nën hetim është 1 (një) ministër.
Por deri më tani, nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër se për cilin ministër të kabintetit Rama bëhet fjalë.
SPAK njofton vetëm se anëtari i qeverisë është nën hetim, por nuk zbulohet as çështja dhe as personi në fjalë.
Ndoshta më shumë për këtë çështje, do të mësojmë në muajt në vijim, nëse SPAK do të gjejë prova të arsyeshme që mund të sjellin një tjetër arrestim të bujshëm.