Deklarata e fortë e Lorenc Vangjelit: Amerika ka sjellë dosje për Bashën

Analisti Lorenc Vangjeli tha në studion e Abc Live se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë një dosje për ish kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha.

Megjithatë fati i dosjes për Lulzim Bashën nuk dihet, sepse rasti nuk është bërë publik, sipas Vangjelit.

“Ka ardhur një dosje tjetër nga Amerika për pasardhësin e Berishës, Lulzim Bashën. Nuk dihet fati i saj. Nuk mund të them detaje tjera sepse nuk e kam çelësin e sirtarit ku është dosja”, tha Vangjeli.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u  shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të 2021-it.

Ndërkohë në fillim të prillit të këtij viti Departamenti i Thesarit Amerikan futi  në listën e zezë duke u vënë sanksione një numri të madh politikanësh dhe biznesmenësh dhe familjarët e tyre nga Ballkani, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sa i përket Shqipërisë, në listën e zezë amerikane janë futur edhe ish-deputeti Aqif Rakipi si edhe biznesmeni Ylli Ndroqi.


Shtuar 26.04.2022 13:59