Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit “West Side Family”, ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ndau mendimin e tij për një nga temat më të përfolura të këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”: raportin mes Mirit dhe Selinës.
I pyetur drejtpërdrejt nga moderatori: “Kush kujt iu afrua në shtrat, Miri Selinës apo Selina Mirit?”, Landi u përgjigj shkurt dhe pa hezitim: “Selina Mirit”.
Ai theksoi se ekziston një detaj që, sipas tij, është lënë në hije nga publiku gjatë zhvillimeve në shtëpi: “Ajo i ka kërkuar. Ky është një detaj që ndoshta njerëzit e kanë harruar, por është aty. Miri është ai që ka pranuar lojën. Kanë shkuar të dy, të dy u ngritën shumë lart nga kjo dhe nuk mundesh kurrsesi, në asnjë moment, të thuash që ‘unë dua të iki’ dhe të bësh me gisht që ‘ti je i keqi e unë jam e mira’”.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te presioni që, sipas tij, ka përjetuar Miri pas gjithë situatës: “Miri ka mbajtur barrën e krevatit, ka mbajtur barrën e një milion njerëzve që e kanë sulmuar, opinionistëve, etj. Në fund është parë që nuk është asgjë ashtu siç duket; u provua që nuk ka ndjenjë, ka qenë lojë dhe ai e ka vazhduar. Ka pasur edhe dinamika të tjera jashtë krevatit, prandaj është për atë lloj loje dhe e meriton për ta fituar.”
Deklarata e tij ka rikthyer vëmendjen te dinamika e fortë e këtij sezoni, ndërsa mbetet për t’u parë ndikimi i këtyre komenteve në rrugën drejt finales.
