Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Log” në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale.
Teksa komentoi votën e Këshillit Bashkiak që propozoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra, Artan Hoxha u shpreh se e gjitha u bë në shkelje të ligjit.
Sipas gazetarit, Veliaj duhet të ishte prezent dhe opozita duhet të ishte ajo që duhet të këmbëngulte më shumë se të gjithë.
“E kam provuar në kurriz çfarë është Erion Veliaj. Sulm personal, familjes, në media, në grupe kriminale. Çfarë nuk ka bërë ai njeri.
Për fat të keq edhe këtë mundësi na e hoqën sot. Veliajt nuk duhet t’ia bënin këtë që bënë sot se është në shkelje. Prisja që opozita të kërkonte me çdo kush prezencën e Erion Veliajt aty.
Të sabotonit seancën, të bëni çfarë të donit. Erion Veliaj duhet të ishte aty. E vunë para një procesi pa qenë vetë aty. Këshilltarët e PS që janë aty, Veliaj i ka qëmtuar vetë. Sot korri atë që mbolli.”-tha Artan Hoxha.