Dehet dhe plagos veten me thikë, përfundon në spital 63-vjeçari në Elbasan

Në Elbasan, një 63-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur veten me thikë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.01.2022 16:53