Dëgjohen shpërthime pranë bazës ajrore ushtarake ruse në Krime

Të paktën 12 shpërthime me intensitet të ndryshëm u dëgjuan në një minutë dhe tre ishin veçanërisht të forta, duke shkaktuar shkëndija dhe tym, thanë dëshmitarët, raporton SkyNews.

 

Raportet vijnë pasi trupat e Vladimir Putin përpiqen të fitojnë kontrollin e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, ku separatistët pro-Moskë pushtuan territorin pasi Kremlini aneksoi Krimenë në jug në 2014.

Në javët e fundit, forcat ruse kanë shtuar sulmet e tyre në veri dhe veriperëndim të qytetit Donetsk në Donbas, ndërsa përpiqen të marrin kontrollin e krahut lindor./albeu.com