Reperi i njohur, Stresi, ka prekur ndjekësit me një urim plot ndjenjë që i ka dedikuar nënës së tij në ditëlindje. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë saj, duke shprehur me fjalë të sinqerta mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndien për gruan që e ka rritur.
Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “krahu i vogël i ditës, i mbrojtur dhe mbrojtës”, duke treguar se ajo është figura që e ka udhëhequr në çdo moment të jetës. Reperi pranon se vitet e fundit kanë qenë të mbushura me sfida, por nënën e përshkruan si forcën që i ka kthyer gjithmonë dhimbjen në buzëqeshje.
Lexo edhe :
Ndahet nga jeta fotografi britanik që realizoi imazhet më ikonike të Shqipërisë së viteve 90′
Ndahet nga jeta fotografi britanik që realizoi imazhet më ikonike të Shqipërisë së viteve 90′
17:39 07/12/25
Për herë të parë në histori, britaniku Lando Norris shpallet kampion bote i Formula 1
Për herë të parë në histori, britaniku Lando Norris shpallet kampion bote i Formula 1
16:22 07/12/25
Ai ndalet sidomos te roli simbolik i emrit të saj, Shpresë, të cilin e lidh ngushtë me ndikimin që ajo ka pasur në rrugën e tij: një dritë e vazhdueshme, një dorë që nuk është tërhequr kurrë dhe një mbështetje që nuk është venitur asnjëherë.
“Vitet e tua nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. A thua i duan të gjithë djemtë nënat si unë ty? A jam unë i vetmi kaq me fat që më ka dhuruar universi një nënë si ti?”- shkruan Stresi, duke e bërë urimin edhe më personal dhe emocional.

