Dëborë në juglindje, ARRSH: Rrugët të qarkullueshme vetëm me zinxhirë

Mëngjesin e sotëm, me anë të një njoftimi, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që në segmentet me prezencë bore të lëvizin vetëm me zinxhirë.

Gajtë natës, ARSSH thotë se reshjet e borës janë rritur në zonën Juglindore.

Gjtihashtu, ARSSH bën apel që të drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë,si dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi:

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.


Shtuar 21.01.2024 09:10