Dëbora në Dibër/ Bllokohet aksi Peshkopi-Maqellarë

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë.

Kompania për mirmbajtjen e rrugës ka nxjerë vetëm 4 mjete borëpastruese të cilat janë të pamjaftueshme për të zhbllokuar aksin, ndërsa një pjesë e shoferëve janë gjetur në befasi pasi kanë hequr gomat e dimrit.

Situatë e njëjtë është edhe më aksin Peshkopi-Kukës ku trashësia varion deri në 30 cm në Kalanë e Dodës, por nuk raportohen bllokime.


Shtuar 6.04.2025 23:08