Debati për rritjen e pagave, Dashamir Shehi: Ka ardhur koha mos jemi kaq shumë deputetë!

Dashamir Shehi mendon se projektligji për rritjen e pagave është i vonuar.

Ai vuri në dukje mungesën e insitucioneve që merren me projektimin e pagave. Sipas kreut të LZHK-së, shtetit  i mungojnë prej kohësh këto institucione të cilat janë domosdoshmëri.

Shehi: Paratë kanë qenë aty me kohë, por nejse tani nuk do qajmë qumështin e dershur. Ne duhet ta kemi transparente piramidën e profesioneve, ku rriten më shumë, ku rriten më pak. Na duhet një piramidë e qartë dhe transparente e gjithë këtij procesi me faturën anash. Nga do merren këto para dhe si do shpërndahen. Unë mendoj se paratë gjendjen por si? Nëse ne vazhdojmë të mbajmë gjithë këtë administratë të madhe…nuk mund të rrijë gjithë kjo administratë e madhe. Nuk po them të heqim njerëzit nga puna, por një projekt 5 vjecar që të heqë 20%, në një kohë kur kërkesa për punë nuk është shumë e lartë. Ky ligj i ka dhënë shansin qeverisë që ta ketë dorën e lirë. Kjo qeveri duhet të ngrejë institucionet që merren me poagat, që ka vite që s’i ka. I mungojnë këtij shteti që sërë institucionesh që merren me projektimin e pagave.

Shehi u ndal edhe te projektligji për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave.

Shehi: Pagat e deputetëve duhen ngritur se është e nevojshme. Unë do kisha preferuar forlumë tjetër që mos bëhej ky debat. Ne jemi shumë këtu, s’mund të jemi 140 deputetë. Ka ardhur koha të bëhemi 100, më pak. Ka ardhur dita që deputeti të paguhet mirë, por të jetë më pak. Edhe administrata e Kuvendit, dikur shërbenin 60-70 persona, por sot është dyfishi.

Për sa i përket pensioneve, Shehi tha se qeveria i ka mundësitë të rrisë fondin e pensioneve./Albeu.com/


Shtuar 25.05.2023 12:19