Një ditë pas debatit në mbledhjen e PD-së në Kamës, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka u përplas me njërën nga anëtarët e PD-së, e cila pretendoi parregullsi gjatë procesit të primareve në PD, duket se një vendim ekstrem është marrë ndaj Anila Aliaj.
Përmes një statusi në Facebook, Anila Aliaj shkruan se është përjashtuar nga Partia Demokratike, pa njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Aliaj shkruan se doli fituese, ndërsa hedh akuza ndaj Nokës, teksa shkruan “Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”.
Postimi i plote:
Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë.
Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju.
