Debati “i nxehtë” për propozimin francez, Pendarovski: Do të mundësojë zhbllokimin e eurointegrimeve

Situatat aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, e cila është për vizitë në Shkup.

Siç informon Kabineti i presidentit Pendarovski, kryetarja e Komisionit Evropian, Fon Der Lajen konfirmoi se me konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi për kornizën negociuese, fillojnë negociata konkrete dhe menjëherë fillon skrining procesi.

“Gjithashtu, me fillimin e negociatave aderuese me BE-në, sa më shpejtë të jetë e mundur do të aderohet ndaj nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, në gjuhën maqedonase dhe gjuhët tjera zyrtare të Unionit”, thuhet në kumtesë.

Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski potencoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga ana e Bashkimit Evropian./alsat