Maqedonia e Veriut ka hyrë në një krizë të thellë politike, pasi parlamenti është i përçarë në lidhje me pranimin e propozimit francez, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Në lidhje me këtë, analisti Seladin Xhezari u shpreh në “Radarin Informativ” me gazetare, Juli Xhokaxhi, se mazhoranca dhe opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë pro dhënies së dritës jeshile për propozimin francez dhe se partia opozitare që ka qasje pro ruse është kundër propozimit.
Analisti thotë se opozita maqedonase ka mbetur e vetme në “luftën” e saj kundër propozimit francez, ndërsa pohoi se debatet në parlament pritet të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.
“Për momentin mjafton shumica e thjeshtë, diku 41 deputetë, ndërsa kuorumi prej 61 deputetësh. Kanë siguruar 70 vota, por ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në këtë fazë. Opozita maqedonase ka mbetur fillikat e vetme. Partia opozitare VMRO që konsiderohet pro ruse është kundër propozimit francez. Ndërkohë komplet mazhoranca dhe opozita shqiptare janë në kampin e dhënies së dritës jeshile të propozimit francez”, tha analisti.
Gjithashtu analisti u ndal të debati i sotëm, që mori indicie nga deklarata e presidentes se KE, Ursula vor Der Leyen, e cila tha dje se nuk ka asnjë dyshim që maqedonishtja është gjuhë e Maqedonisë së Veriut.
“Sot ka pasur përplasej në parlament, sepse një sipas tyre presidentja e KE nuk ishte e qartë nëse e kishte cilësuar gjuhën maqedonase si gjuhë te popullit maqedonas apo gjuhë që flitet në Maqedoninë e Veriut. Ursula reagoi në twitter dhe tha se maqedonishtja është gjuha e huaj. Opozitarët akuzojnë mazhorancën se po punojnë për asimilimin e popullit maqedonas. Ndërkohë një deputetet akuzohet duke aluduar në paraqitjen e djeshme. Sipas burime nga parlamenti është shumë e vështirë që sot të mbyllet çështja, sepse duan të flasin edhe shumë deputetë të tjerë”, u shpreh analisti. Epilogu i debatit është më se i ditur. Konkluzionet e qeverisë do të marrin dritën jeshile, por me këtë nuk përfundon ky është vetëm fillimi i tensioneve në parlament”, u shpreh analisti.
Propozimi i modifikuar francez është i pranueshëm për Qeverinë e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, si mundësi e vetme për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.
Grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate ka thënë se është për transparencë në procedurën e miratimit të vendimit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duke siguruar se me propozimin francez, nuk rrezikohet identiteti dhe gjuha maqedonase.
Çfarë përmban propozimi francez?
Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.
Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.
Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.
Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.
Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.
Ndërkohë, partitë opozitare nga 10 korriku kanë rikthyer protestat kundër propozimit francez, ndërsa pritet të intensifikohen në momentin kur propozimi do të nisë të debatohet në Kuvend.
Dokumenti për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është prezantuar gjatë kryesimit të Francës me Presidencën e BE-së dhe përbëhet nga shtatë pika. Qeveria maqedonase e ka publikuar dokumentin më 1 korrik. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë edhe në propozimin francez./abcnews.al/