“Debate të forta në Gjykatën e Lartë”/ Klodiana Lala tregon prapaskenat e vendimit për Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt.

Lala tha se gjatë marrjes së vendimit të dhomë këshillimi ka patur debate, por shtoi se gjithsesi vendimi ka qenë “3-0” për ta lënë Veliajn në burg.

“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj.

Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.

SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave.

GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.

Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase”, tha Lala.


Shtuar 10.07.2025 22:00