Debate në Kuvend/ Zheni Gjergji bllokon foltoren: Zjarri në Elbasan, alarm i fortë, Spiropali i ndërpret fjalën

Këtë të enjte, seanca plenare në Kuvend, ka nisur me tensione, pasi ku deputetja demokrate Zheni Gjergji, mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por nuk kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë.

Deputetja demokrate, mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.

Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.

Spiropali: Mos abuzo me procedurën…


Shtuar 3.07.2025 10:43