Katër persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë, pasi janë goditur nga një fuoristradë rreth orës 2:40 të mëngjesit. El Pais shkruan se ngjarja ka ndodhur në Spanjë, nga momenti që dasmorët po largoheshin nga festa.
Në momentin që të ftuarit u larguan nga festimi i një dasme cigane, me rreth 200 të ftuar ka ndodhur aksidenti i rëndë. Të vdekurit janë një grua 65-vjeçare dhe tre meshkuj të moshës 37, 60 dhe 17 vjeç, me fraktura dhe politraumë.
Ndërsa një orë më vonë në Seseña (Toledo) janë arrestuar tre pasagjerë të mjetit që përplasi për vdekje katër viktimat, ndonëse një tjetër ka arritur të arratiset.
#SUMMA112 confirma esta madrugada el fallecimiento de cuatro personas tras ser atropelladas en la avenida de la Constitución en #TorrejondeArdoz.
Las circunstancias en las que se ha producido el suceso están siendo investigadas por @policia. pic.twitter.com/avDX9jNGoR
— 112 Comunidad de Madrid (@112cmadrid) November 6, 2022