“Dashuria t’i verbon sytë”/ Jul Deda për Egli Takon: Duhet të ruajë dinjitetin e vet

Jul Deda ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ku dha komentin e tij për situatat që po ndodhin brenda ‘Big Brother VIP Albania 4’.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje-Si e sheh trekëndëshin Egli-Gjesti-Rizarta, nisur dhe nga debati mbrëmjen e kaluar?

Jul Deda: Egli është njeriu më i amulluar aty. U tha dje që ka rënë dakord për lojën që kanë bërë me Gjestin. Ata nuk i kanë hyrë në krevat njëri-tjetrit në aspektin intim, vetëm kanë fjetur bashkë. Donin të ndërtonin një trekëndësh të paqenë për t’i shërbyer atyre. Ajo që nuk kuptoj është se pse u bë kjo lojë për t’i nxjerrë fytyrën Rizartës? Nëse Egli e sheh si kërcënim Rizartën që ka 4 ditë brenda, atëherë duhet të dalë vetë nga shtëpia.

Eglin e shoh të paqëndrueshme dhe më vjen shumë keq. Është e artikuluar, por dashuria t’i verbon sytë. Në BBV është dhe provokim, është dhe lojë. Nëse është e dashuruar, nuk duhet të ishte kaq shumë e dhënë. Duhet të ruajë dinjitetin e vet. Njeriu dashuron brenda ‘enës’ së vet.

Pyetje-Cilët banorë mendon se do të jenë finalistë?

Jul Deda: Rozana, Gjesti, G-Bani, Laerti, Gerta.


Shtuar 26.02.2025 12:25

Tags: , ,