Dashuria në ekran? Kristi: Vajzat aty kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë programit

Kristi Aliaj ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’, ku tregoi paralelet mes një jete sentimentale në Shqipëri në krahasim me atë që ka jetuar në Belgjikë. Sipas tij, mentaliteti i shqiptarëve është i rrethuar nga një shtresë fasade. Ai shprehu se populli shqiptarët pretendon vlerat dhe klasin në marrëdhëniet e tyre personale, por vëmendjen ua kap banaliteti.

“Ka super fasadë. Është paradox shqiptarë që duan të shikojnë gjëra klas, por te klasi nuk kanë interes. Por kur shohi gjëra fizike, aty shkon shumë vëmendje. Komentohet shumë, komentohet për keq.”

Tashmë prej 4 muajsh pjesë e një reality show me në qendër dashurinë, Kristi shprehu se e ka pasur të vështirë të gjejë veten te ato që mund të jenë partneret e tij potenciale. Por një pyetje e moderatorit Ermal Peçit e vendosi në siklet. A ka kryer ai marrëdhënie seksuale në këto katër muaj, apo e ka të ndaluar me kontratë?

“Nuk besoj se do shkonin kaq larg sa të kontrollohemi. E di ku është problemi? Unë të kem apo ajo të ketë marrëdhënie seksuale gjatë periudhës që në jemi në reality show, nuk e pengon që të lidhet me mua. Fakti që unë mund të kem marrëdhënie seksuale jashtë programit, nuk e finalizon interesin që unë mund të kem për një vajzë në show dhe e anasjellta.” – tha ai duke e lënë evasive përgjigjen.

Megjithatë Kristi shprehu se ka bindjen që shumë vajza të programit të kenë kryer marrëdhenie seksuale. Problematike për të nuk është akti, por sic tha edhe vetë, hipokrizia dhe shtrija e një situate të kundërt.

“Unë jam i sigurt që të gjitha ato vajza që janë aty kanë marrëdhënie seksuale jashtë show-t. Ka hipokrizi sepse shesin një maskë sikur duan ta sakrifikojnë atë kohë për ty.”

Në lidhje me preferencat e tij, si do të ishte vajza perfekte në krahët e Kristit?

“Duhet të ketë një lloj interesi kundrejt botës sime, kjo mjafton. Nuk duhet të jetë artiste, por të ketë një lloj dinjiteti dhe vlera dhe që më ofron interes dhe emocione për gjërat që bëj unë.”