Me një krah duke kapur armën e saj dhe tjetrin të vendosur në mënyrë sfiduese në bel, Evhenia Emerald është fotografia e rezistencës ukrainase edhe në ditën e saj të dasmës.
Sipas mediave vendase, snajperisjta, 31-vjeçare, e cila njihet si Zhan D’Ark e Ukrainës ka kurorëzuar dashurinë e saj me Evheniy Stypaniuk. Çifti u martuan në një pyll në Kharkiv të premten, një festë publike e njohur si Dita e Mbrojtësve për të nderuar veteranët ushtarakë ukrainas.
Emerald ka postuar një seri fotosh në Instagram, ku shfaqet me një fustan të bardhë, xhaketën e kamuflazhit të burrit të saj dhe duke mbajtur një armë. Buqeta e saj dukej se përbëhej nga kallinj gruri dhe jo nga lule.
“Sot u bëra zyrtarisht gruaja e një ushtaraku. Nuk mund ta imagjinoja një martesë më të përsosur”, ka shkruar ajo.
Dyshja ranë në dashuri pak pasi filloi lufta në shkurt dhe u fejuan në gusht. Emerald, e cila ka një vajzë dhe ishte një argjendare përpara pushtimit rus, tha se ata e kuptojnë se çdo ditë mund të jetë e fundit dhe nuk duan ta shtyjnë jetën për më vonë.