Dashnor Sula bën deklaratën: Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë, prokurorisë iu bë presion

Gjatë mbledhjes së sotme në Kuvend ka marrë fjalën edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ku ka deklaruar se mbrëmë është ndaluar arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë.

Duke folur për aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje, Sula tha se tre urdhra arresti janë tërhequr mbrëmë, pasi i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës.

Dashnor Sula: Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. I ka tërhequr mbrapsht. Nuk po i them emrat. I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar, kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës./albeu.com

 

 


Shtuar 15.09.2022 19:12