Dashamir Shehi, kreu i ri i grupit të “Aleancës për Ndryshim”

Dashamir Shehi do të jetë kryetar i grupit të Aleancës për Ndryshim.

Lëvizjet u njoftuan nga Ermonela Felaj gjatë seancës së sotme parlamentare.

Nënkryetarja e Kuvendit, në nisje të seancës plenare tha se grupi Aleanca për Ndryshim, ku bëjnë pjesë deputetët e partive të vogla, aleate të PD-së, ka kërkuar që të ndryshoje kryesinë.

“Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim. Grupi Aleanca për Ndryshim ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehi, do të jetë kryetar i kreut të grupit”, tha Felaj./Albeu.com. 


Shtuar 21.09.2023 10:40