Pak më parë, një debat ka ndodhur në Kuvend, mes deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa diskutohej në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Pjesë nga debati:
Dashnor Sula: “Për procedurë”?
Nikolla: “Mos bëj si aktor filmash”.
Dashnor Sula: “Kur nuk respekton rregulloren… Mos me ndërprit mua fjalën moj kush je ti? Bëhu më serioze. Si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar. Këtu flitet për autobusin ti del tek pronat e Himarës. Për GJK, nuk e them as un as Bardhi, e thotë kryetarja e GJK, nuk e konceptoj se si vendimi i GJK mbahet në sirtar nga kryetarja e Kuvendit”.