Dallgët e fuqishme në det kanë rrezikuar mbytjen e 9 pushuesve në Shëngjin.
Ata janë shpëtuar pas organizimit të pushuesve të tjerë që janë lidhur dorë me dorë dhe me litarë duke arriur t’i nxirrnin të gjithe të rrezikuarit një e nga një, pasi ata vetë e kishin humbur betejën me detin e trazuar.
Ka qene një moment i hidhur, por në fund ka rezultuar edhe i gëzueshëm pasi u arrit të shpetoheshin të gjithë. Dhe kjo falë vullnetit dhe solidaritetit të pushuesve tjerë në këtë plazh./albeu.com