Dallëndyshe Bici, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore që lidhen me emrin e saj.
Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Publik.al, raporton se dorëheqja ishte kërkuar rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi është shtyrë deri në këtë moment për arsye të brendshme institucionale.
Sipas të njëjtave burimeve, ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ndodhet ende në fazë verifikimi dhe nuk ka pasur deri tani një komunikim zyrtar nga organi i akuzës.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione.

Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
