Dalin pamjet, si u grabit pika e “Western Union” në Tiranë

Një pikë këmbimi valutor, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re u grabit mëngjesit e sotëm nën kërcënimin e armës. Sipas informacioneve  paraprake, autori ende i paidentifikuar arriti që të merrte rreth 40 mijë euro.

Siç shihet në video, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar. Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

/Albeu.com/


Shtuar 24.06.2023 10:23