Qytetarët e Elbasanit ishin sot dëshmitarë të një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, teksa ra në prangat e bluve Thanas Bejko, një person me precedent të mëparshëm kriminal.
Burime zyrtare thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.
Albeu ka siguruar momentin e ndalimit të Thanas Bekos sot, i cili pas ndalimit futet brenda mjetit tip Range të policisë. Sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton por i drejtohet rajonit të policisë për tu marrë në pyetje ndërsa materialet për këtë cështje do t’i referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.
Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qendronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng. Por i arrestuari i sotëm mësohet se është i afërm i Ilir Bekos, pronarit te disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019 iu gjetën 15 armë zjarri në ambjentet e karburantit të tij në Papër. Asokohe Ilir Bejko deklaroi s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.