Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Eraldo Nevruzi.. Trupi i tij i pajetë u gjet ditën e sotme, pas kërkimeve të shumta në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut.
Janë publikuar edhe pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetës.
Ndërkohë, veç pronarit të hotelit, Geraldo Shehu, policia arrestoi dhe dy punonjësit, Daniel Qose dhe David Larti.
Ata kanë treguar se Geraldo Shehu, e ka vrarë Eraldo Nevruzin te shkallët e hotelit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.
“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh, por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.
Eraldo Nevruzi, u vra mesnatën e të mërkurës në Dhërmi, rreth orës 00:30.
Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në hotelin ‘Greccia’ në Dhërmi, ku Geraldo Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij.