Dalin pamje nga momenti kur autori i ka vënë flakën tre makinave gjatë natës në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Dy prej mjeteve u dogjën tërësisht, ndërsa makina e tretë u dogj pjesërisht. Sipas dyshimeve të para mendohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Sakaq pronari i njërës prej makinave të djegura Nerizan Hoxha ka thënë për abcneës.al se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.
“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, tha ai.