Vrasësi serial Nuredin Dumani ndodhet ende në spital pa një ndërhyrje kirurgjikale.
Dyshohet se plumbi që Dumani mori në shtyllën kurrizore, ndodhet ende në trupin e tij.
Lajmi u bë i ditur në emisionin Opinion, teksa po diskutohet për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Ishte gazetarja Glidona Daci që nxorri në pah diçka të tillë, e cila tha se kishte siguruar burime për këtë çështje./albeu.com/