Çunin problematik e ftova/ Rama prezanton këngën e fushatës dhe përshëndet socialistët, Noizy performon në sheshin Skënderbej

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, në Sheshin “Skëndërbej”, aty ku zgjodhi një këngëtar që të performonte para se ai të fliste.

Ai ka prezantuar këngët e fushatës, të kënduar nga Noizy.

Kreu i socialistëve ftoi që në podium t’i bashkohej reperi.

“Unë kam sjellë surprizë një çun problematik, të cilit i kërkova të vijë këtu para jush edhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai di të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj. Hajde bos…

Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. Duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji, i thashë hajde se unë do ngelem vetë me zërin tim, ndërkohë që të tjerët vijnë me këngë dhe valle. Ja ku është këtu”, tha Rama.

Noizy performoi para socialistëve, ndërsa Rama e shoqëronte nën tingujt e muzikës, duke përshëndetur të pranishmit.


Shtuar 12.04.2025 14:42

Tags: ,