“Çuçi të dorëhiqet, Veliu të vihet nën hetim”, Meta: Prokuroria të zbardhë sa më shpejt vdekjen e Lear Kurtit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pas ngjarjes së ndodhur së fundmi me vdekjen e Lear Kurtit gjatë shoqërimit të tij në komisariat.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/446418687624783

Meta tha se gjithashtu duhet të procedohej penalisht ish drejtori i policisë dhe drejtuesi aktual i AMP, Ardi Veliu pasi kishte manipuluar disa prej ngjarjeve kriminale të bëra nga efektivët e policisë ndër vite.

“Të largohet menjëherë Çuçi. Të procedohen Ardi Veliu, manipulues i disa ngjarjeve shumë të rënda të policisë së Edi Ramës. Prokuroria duhet të zbardhë ngjarjen sa më parë. Koha nuk pret për të parandaluar vrasje të tjera të qytetarëve nga policia e patronazhistëve. Nuk pret më koha për të parandaluar tragjedi të tjera për familjet shqiptare. I bëj thirrje, Shoqërisë Civile të monitorojë hetimet dhe të ecet përpara në ndëshkimin e patronazhistë”, u shpreh Meta.


Shtuar 24.10.2022 14:00