Çuçi kritika deputetëve të PS-së: S’duhet vetëm prezenca në seancë, merrni pjesë në diskutime

Këtë të hënë, Bledi Çuçi mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu, do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, për vitin 2023.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.


Shtuar 8.04.2024 11:25