Cristiano Ronaldo surprizon fansat: Nga fusha e futbollit në botën e kinemasë

Cristiano Ronaldo ka vendosur të zgjerojë horizontet përtej futbollit, duke u përfshirë në industrinë e filmit. Ylli portugez ka themeluar studion e pavarur ‘UR-Marv’ në bashkëpunim me regjisorin e njohur Matthew Vaughn, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e tij profesionale.

Është një kapitull emocionues për mua, pasi kërkoj mundësi të reja biznesi,” – është shprehur Ronaldo në një intervistë të fundit, duke konfirmuar ambiciet e tij përtej sportit.

Studioja e re synon të sjellë një qasje unike në industrinë e filmit, duke ndërthurur teknologjinë më të avancuar me vlera tradicionale kinematografike. Kjo nismë ka nisur me financimin e përbashkët të dy filmave aksion, që janë pjesë e një seriali më të gjerë. Aktorët tashmë janë në procesin e punës për filmin e tretë, ndërsa pritet që shumë shpejt të publikohen detajet e para rreth prodhimit të parë të ‘UR-Marv’.


Shtuar 10.04.2025 19:36