Ç’po ndodh? Presidenti Macron kritikon qeverinë britanike

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje më refugjatët ukrainas.

Sipas Macron, Mbretëria e Bashkuar ka dështuar për të përmbushur “deklaratat e saj madhështore” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Macron kritikoi politikën e vizave të Mbretërisë së Bashkuar, e cila kërkon që aplikantët t’i bëjnë ato personalisht ose në Bruksel ose në Paris, raporton Guardian.

“Pavarësisht të gjitha deklaratave madhështore…qeveria britanike vazhdoi të zbatonte rregullat aktuale që nënkuptonin se nuk i priste refugjatët ukrainas që donin të arrinin në tokën britanike duke thënë se duhet të udhëtonin qindra kilometra për të aplikuar për vizë”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 10:12