Një kolonë e madhe mjetesh ushtarake kaluan nëpër rrugët e Splitit në Kroaci gjatë ditës së djeshme.
Kolona ushtarake u filmua nga një lexues i portalit Dalmacija Danas dhe ajo lëvizte përgjatë rrugës Supavla, drejt daljes nga Spliti.
“Dalmatia Today” mëson se bëhet fjalë për lëvizjen e mjeteve pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake ndërkombëtare “Platoon Gunnery-Eagle Rapid 22”.
Në të marrin pjesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë ofrojnë mbështetje si vend pritës.