COVID/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 712 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.

Janë 3,490 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 73 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 551 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,542 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 712

Të shëruar në 24 orë 551

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1952

Testime totale 1,944,478

Raste pozitive 322,605

Raste të shëruara 315,542

Raste Aktive 3,490

Humbje jete 3,573

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,434

Fier 468

Vlorë 312

Durrës 293

Korçë 186

Gjirokastër 170

Elbasan 154

Shkodër 152

Lezhë 136

Berat 102

Dibër 59

Kukës 24/albeu.com/